Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Kina të mos ketë frikë nga njerëzit fetarë


Presidenti amerikan George Bush sot i ka bërë thirrje Kinës që të mos ketë frikë nga njerëzit fetarë në shoqërinë e tyre, duke thënë se ata do ta bënin atë një "vend më të mirë".

Bush i bëri këto komente në një konferencë për shtyp në Korenë e Jugut.

Presidenti amerikan e mbrojti vendimin e tij për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike në Pekin, duke thënë se kjo është një mundësi për popullin kinez. "Ne i respektojmë traditat tuaja, ne e respektojmë historinë tuaj", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG