Ndërlidhjet

Lajiq: Intensifikohet kërkimi i Mlladiqit


Serbia ka intensifikuar kërkimin e ish gjeneralit serb të Bosnjes Ratko Mlladiq, si njëri ndër të kërkuarit kryesor të Tribunalit të Hagës, thanë zyrtarët në Beograd.

Rasim Lajiq, përgjegjës për bashkëpunim me Tribunalin tha se kohët e fundit janë kontrolluar shumë lokacione në kërkim të Mlladiqit, por nuk dha detaje tjera.

Pas arrestimit të ish liderit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq, para dy javësh, në arrati kanë mbetur edhe dy të kërkuar kryesor të Tribunalit: Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq.
XS
SM
MD
LG