Ndërlidhjet

logo-print

Guantanamo: Dënohet shoferi i Bin Ladenit


Juria e përbërë nga ushtarakë të Shteteve të Bashkuara e dënoi sot shoferin e Osama Bin Ladenit lidhur me akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për terrorizëm.

Por, juria e liroi shoferin nga Jemeni, Salim Hamdan, nga akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për Al Kaidën, në gjyqin e parë amerikan për krime lufte që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rasti i Hamdan-it, është testi i parë për tribunalin kundërthënës të Guantamos, të autorizuar nga administrata e presidentit George Bush për të gjykuar të akuzuarit për terrorizëm, jashtë gjykatave të rregullta civile dhe ushtarake.
XS
SM
MD
LG