Ndërlidhjet

logo-print

Gjashtëshja botërore: Sanksione për Iranin


Gjashtë fuqitë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, u pajtuan për të shqyrtuar sanksionet shtesë të OKB-së ndaj Iranit.

Vendimi pasoi dështimin e Iranit që t'i përgjigjet pozitivisht iniciativës me lehtësi ekonomike në këmbim të pezullimit të pasurimit të uraniumit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Gonzalo Gallegos tha sot se gjashtë fuqitë kanë mbajtur një konferencë telefonike dhe do të fillojnë të shqyrtojnë kornizën e rezolutës për sanksione të reja.

XS
SM
MD
LG