Ndërlidhjet

Karaxhiq kërkon dëshminë e Holbrook-ut


Ish lideri i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq kërkoi nga Tribunali i Hagës që në gjykimin e tij të thirren si dëshmitarë: i dërguari amerikan Richard Holbrooke dhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright.

Sipas dokumentit të publikuar sot, Karaxhiq pretendon se Holbrooke është pajtuar me të në vitin 1996 se nuk do të gjykohet për krime lufte, nëse tërhiqet nga politika dhe nuk rrezikon Marrëveshjen e Dejtonit.

Holbrooke, arkitekti kryesor i Marrëveshjes së Dejotnit, që i dha fund luftës në Bosnje, ka mohuar se ekziston një marrëveshje e tillë.
XS
SM
MD
LG