Ndërlidhjet

Bush: Kina t'i përmirësoj liritë e njeriut


Presidenti amerikan, George Bush, para vizitës në Pekin, në hapjen e Lojërave Olimpike Verore, ka kërkuar nga Kina, që ta përmirësoj gjendjen e lirive të njeriut.

Ai shprehu "shqetësim të thellë" për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë, gjatë fjalimit të sotëm në Bangkok të Tajlandës.

- Amerika qëndron fuqishëm në kundërshtimin e burgosjes së disidentëve politikë dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të aktivistëve religjiozë në Kinë. Ne angazhohemi për shtyp të lirë dhe liri të të tubuarit dhe të drejta të punëtorëve, jo për t'iu kundërvënë liderëve të Kinës, por për shkak se duke i besuar popullit të vet me liri më të madhe, është e vetmja mënyrë për Kinën që ta zhvilloj potencialin e saj të plotë, tha presidenti Bush.


Më vonë gjatë ditës, presidenti Bush nga Tajlanda niset për në Kinë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme të hapjes së Lojërave Olimpike Verore.
XS
SM
MD
LG