Ndërlidhjet

Kolumbia dhe Belizeja njohin Kosovën


Kolumbia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

"Lajmin ia ka konfirmuar ministrit të jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, ambasadorja e Misionit të Përhershëm të Kolumbisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Claudia Blum de Barberi", thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në të gjithashtu thuhet se edhe Qeveria e Belizesë, në Amerikën Qendrore, i ka dërguar presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu, letrën zyrtare të njohjes së shtetit.

Deri më tash, numri i vendeve që njohin shtetin e Kosovës ka arritur në 45.


XS
SM
MD
LG