Ndërlidhjet

logo-print

IAEA diskuton me Iranin programet atomike


Përfaqësuesit e lartë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) filluan vizitën dy ditëshe në Teheran, për diskutime rreth programeve kundërthënëse bërthamore të Iranit.

Sidoqoftë, nuk është konfirmuar nëse në fokus të bisedimeve do të jetë përgjigja e fundit e Iranit ndaj ofertës së Perëndimit me lehtësi ekonomike, në këmbim të heqjes dorë nga pasurimi i uraniumit.

Dje, Shtetet e Bashkuara thanë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania janë pajtuar për sanksione të reja ndaj Iranit, sepse Teherani nuk ka dhënë përgjigjen e përshtatshme.
XS
SM
MD
LG