Ndërlidhjet

Bush filloi vizitën në Kinë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush filloi vizitën në Kinë, ku nesër do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore.

Bush shkoi në Pekin pas vizitës në Tajlandë ku kërkoi nga Kina që të përmirësojë gjendjen e lirive të njeriut dhe shprehu "shqetësim të thellë" për shkeljet.

"Amerika kundërshton fuqishëm burgosjen e disidentëve politikë, të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të aktivistëve religjiozë në Kinë. Ne angazhohemi për shtyp të lirë dhe liri të të tubuarit dhe të drejta të punëtorëve, jo për t'iu kundërvënë liderëve të Kinës, por për shkak se besimi tek populli i vet, me liri më të madhe, është e vetmja mënyrë për Kinën që ta zhvillojë potencialin e saj të plotë", tha presidenti amerikan.

XS
SM
MD
LG