Ndërlidhjet

logo-print

Takime në Iran rreth programeve atomike


Zëvendës drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore diskutoi sot me zyrtarët në Teheran, rreth programeve bërthamore të Iranit.

Olli Heinonen u takua me zyrtarët iranianë në fillim të vizitës dy ditëshe, por nuk u dhanë detaje për përmbajtjen e bisedimeve.

Nuk është e qartë nëse temë e takimeve ishte përgjigja e Iranit ndaj ofertës së fundit të gjashtë fuqive botërore për lehtësi ekonomike në rast se heq dorë nga pasurimi i uraniumit.

XS
SM
MD
LG