Ndërlidhjet

Luftime në Osetinë Jugore


Në Osetinë Jugore janë zhvilluar luftime mes trupave të Gjeorgjisë dhe forcave që kërkojnë shkëputje. Zyrtarët gjeorgjianë thanë se kanë rrethuar kryeqendrën e Osetisë Jugore dhe kanë marrë kontrollin e tetë fshatrave besnike të separatistëve.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se trupat gjeorgjiane po përdorin tanke, aeroplanë luftarakë dhe artileri të rëndë.
Burimet ruse, që nuk janë të konfirmuara në mënyrë të pavarur flasin për 15 të vrarë nga bombardimet gjeorgjiane në kryeqendrën e Osetisë Jugore.

Këshilli i Sigurimit ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm me kërkesën e Rusisë për të diskutuar krizën në Gjeorgji.

Dy rajone në Gjeorgji, Osetia Jugore dhe Abkazia kërkojnë shkëputjen nga Tbilisi. Ato kanë mbështetjen e Moskës në synimet e tyre, por kundërshtohen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG