Ndërlidhjet

Zgjatet mandati i OKB-së në Irak


Këshilli i Sigurimit njëzëri ka zgjatuar mandatin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak edhe për një vit. Qëllimi i misionit të OKB-së është ndihma për zhvillimin e dialogut politik dhe procesit të pajtimit kombëtar në Irak.

Qeveria irakiane ka premtuar të ndihmojë në ndërtimin e zyrave të Kombeve të Bashkuara në Bagdad.

Selia e mëhershme e misionit u shkatërrua nga një sulm pesë vite më parë, sulm i cili morri jetën e 20 njerëzve.
XS
SM
MD
LG