Ndërlidhjet

logo-print

66 muaj burg për shoferin e bin Ladenit


Një Gjykatë ushtarake ka dënuar me 66 muaj burg shoferin e kreut të rrjetit terrorist Al Kaeda, Osama bin Laden. Ky është gjykimi i parë nga gjykatat speciale ushtarake të ngritura për të ata që mbahen në burgun e Guantanamos.

Salim Hamdan rrezikohej të dënohet me burgim të përjetshëm pasi të mërkurën u dënua për shkak se ka ofruar mbështetje materiale për terrorzmin.

Avokatët e tij argumentuan se ai është një shofer i paarsimuar dhe nuk ka pasur dijeni për operacionet e Al Kaedas.

Hamdan mund të lirohet pas gjashtë muajsh nëse i merret parasysh koha e dënimit në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG