Ndërlidhjet

Kinë: Fillojnë sot lojërat Olimpike


Fillojnë sot në Kinë Lojërat Olimpike "Pekin 2008".

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në stadiumin "Foleja e Zogut" në Pekin. Ceremonia do të fillojë në orën tetë të datës tetë të muajit të tetë të vitit 2008. Numri 8 tradicionalisht është një numër me fat për kinezët.

Lojërat që do të zhvillohen deri në 24 gusht do të sjellin së bashku 10500 atletë nga më shumë se 200 vende, që do konkurojnë në 28 lloje sportesh.

Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë 80 kryetarë shtetesh dhe qeverish.
XS
SM
MD
LG