Ndërlidhjet

Bush përuron ambasadën e re në Kinë


Presidenti George Bush ka përuruar ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kinë. Ndërtesa e re e ambasadës është simbol i rritjes së rëndësisë së raporteve mes dy vendeve.

"Për mua kjo ambasadë e re flet për rëndësinë e marrëdhënieve tona me Kinën. Ajo është pasqyrim i themeleve të forta të raporteve mes dy vendeve tona. Është njëherësh një angazhim për t'i forcuar këto raporte në vitet që vijnë", tha presidenti Bush.

Edhe Kina ka hapur pak ditë më parë kompleksin e ri të ambasadës kineze në Uashington.
XS
SM
MD
LG