Ndërlidhjet

Tbilisi: Mobilizim i përgjithshëm i ushtrisë


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili bëri thirrje për "mobilizim të përgjithshëm" të forcave ushtarake, duke thënë se vendi i tij po përballet me "intervenim ushtarak të shkallës së gjerë" nga trupat ruse.

Në adresimin televiziv, Saakashvili tha se aeroplanët ushtarakë rusë kanë bombarduar dy qytete gjeorgjiane. Ai u bëri thirrje trupave ruse të ndërpresin sulmet ajërore dhe tha se trupat e Gjeorgjisë kanë marrë nën kontroll "pjesën më të madhe" të kryeqytetit të rajonit separatist të Osetisë Jugore.

Ndërkophë, shefi i paqëruajtësve rusë atje tha se disa trupa ruse janë vrarë sot, por nuk dha shifra konkrete.

Në Pekin, kryeministri i Rusisë Vladimir Putin dënoi "aksionet agresive" të trupave gjeogjiane dhe akuzoi Tbilisin për fillimin e armiqësive duke përdorur tankset dhe artilerinë.

XS
SM
MD
LG