Ndërlidhjet

logo-print

BE: Sanksione të reja ndaj Iranit


Kanë hyrë në fuqi sot sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër Iranit, pasi Teherani dështoi të përmbushë plotësisht kërkesat e OKB-së për mbylljen e programeve atomike.

Vendimi u shpall në gazetën zyrtare të BE-së dhe me të u bëhet thirrje 27 vendeve anëtare që të përmbahen nga asistenca financiare dhe kreditë për qeverinë iraniane.

Fuqitë botërore i kishin ofruar Iranit pakon me lehtësi ekonomike në rast se ndal pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG