Ndërlidhjet

WSJ & NYT: "Lojërat Olimpike 2008: Pekini mbetet autoritar"


Wall Street Journal dhe New York Times

Njerëzit e vullnetit të mirë urojnë për një ceremoni të mrekullueshme dhe lojëra të suksesshme. Partia Komuniste kineze, përgjegjëse për aq shumë vuajtje në shekullin e fundit mund të marrë mbi vete edhe suksesin e reformave të filluara nën kryesimin e Ten Ciapoinit.

Nga ana tjetër nuk ka asnjë shenjë se shpirti i Lojërave Olimpike ka ndikuar në udhëheqjen e Kinës për të ndërmarrë reforma politike e për më pak për vendosjen e demokracisë në vend. Ky ishte pretendimi i jo pak vëzhguesve të huaj kur në vitin 2001 Kinës iu dha e drejta për organizimin e këtyre Lojërave.

Autoritetet komuniste nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre për lirinë e mediave gjatë Lojërave Olimpike, kanë burgosur aktivistë të të drejtave të njeriut, kanë përzënë imigrantët nga kryeqyteti dhe kanë vështirësuar në maksimum marrjen e vizës kineze edhe për njerëzit e biznesit.

Edhe në Hong Kong, ku liritë janë të mbrojtura me ligj, çensura gjatë Lojërave Olimpike është e pranishme.
Kjo Kinë që bën reforma, por që ende mbetet një regjim autoritar ka krijuar vështirësi për udhëheqësit botëror.
Pyetja shtrohet si të respektohet Kina, si mikpritëse e një ngjarje të tillë ndërkombëtare, por njëherësh si të mos lejohet Pekini ta keqpërdor këtë Olimpiadë për qëllime propagandistike?

Zgjidhja e udhëheqësve evropianë ka qenë pjesëmarrje në gara të ndryshme gjatë Lojërave Olimpike, por braktisje e ceremonisë së hapjes. Një veprinm simbolikë dhe i pakuptimtë.

Të tjerë si presidenti Bush kanë vendosur të marrin pjesë, por edhe të flasin hapur për dallimet dhe kundërshtimet ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut të bëra nga Kina. Ndonëse media amerikane as nuk e ka vënë re, Kina akuzoi Shtetet e Bashkuara pas fjalimit të Bushit se "brutalisht ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës".

Por qytetarët e thjeshtë kinezë derisa do të dëgjojnë dhe do jenë në kontakt me të huajt gjatë këtyre lojërave do ta ndiejnë veten pjesë të një bote më të madhe. E derisa horizontet e tyre zgjerohen, shumë do të zbulojnë atë që Partia Komuniste nuk do që ata ta dinë: Respekti i vërtetë në shkallë globale do të vijë vetëm kur Kina ta tregojë veten më të përgjegjshme në planin e jashtëm dhe qeveria të respektojë të drejtat e njeriut brenda vendit, përfundon shkrimi në WSJ.

Washington Post në editorial për Lojërat Olimpike fokusohet tek fakti qe Kina nuk i ka dhënë vizë Joey Cheek mbajtës i medaljes së artë, pasi ai ka folur hapur në mbrojtje të Darfurit dhe mbështetjes së Kinës ndaj qeverisë barbare të Sudanit. Cheek nuk ka qenë i vetëm. Edhe lojtari tjetër Brad Graeiner bashkëthemelues i Ekipit të Darfurit nuk iu dha viza.

Ata që akuzojnë Cheek dhe Grainer për politizm të Lojërave Cheek iu dha një përgjigje të shkëlqyer.
"Kur flasim për krizën në Darfur flasim për miliona të pafajshëm që po vuajnë dhe për rolin pozitiv që Kina mund të luajë nëse do të zgjidhte këtë rrugë. Por ata si pjesa tjetër e bashkësisë ndlërkombëltare kanë dështuar" citon e përditshmja Washington Post medalistin Joey Cheek.
XS
SM
MD
LG