Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplanë rusë bombarduan bazën ajrore afër Tbilisit


Zyrtarët e sigurisë të Gjeorgjisë kanë konfirmuar se aeroplanët luftarakë rusë kanë bombarduar bazën ushtarake ajrore Vaziani, jashtë kryeqytetit Tbilisi.

Zyrtari i sigurisë, Kakha Lamaia tha se askush nuk është lënduar në sulmin, por disa ndërtesa janë shkatërruar.

Mediat gjeorgjiane theksuan se në bazën ushtarake Vaziani ndodhen trupa të Shteteve të Bashkuara, të cilat ndihmojnë në trainimin e forcave gjeorgjiane.

Ministrja e Jashtme, Ekaterine Tkeshelashvili tha se Gjeorgjia u bën thirrje liderëve botërorë që t'i bëjnë presion Moskës të ndalë "agresionin e drejtpërdrejtë ushtarak" në territorin gjeorgjian.
XS
SM
MD
LG