Ndërlidhjet

logo-print

Pekin: Filloi Hapja e Lojërave Olimpike


Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike filloi sot në stadiumin "Foleja e Zogut" në Pekin. Ceremonia filloi në orën 8 të datës 8 të muajit të 8 të vitit 2008. Numri 8 tradicionalisht është një numër me fat për kinezët.

Lojërat që do të zhvillohen deri në 24 gusht do të sjellin së bashku 10.500 atletë nga më shumë se 200 vende, që do të konkurojnë në 28 lloje sportesh.

Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë 80 kryetarë shtetesh dhe qeverish.

Ndërkohë, jashtë Stadiumit Olimpik në Pekin, raportohet se janë ndaluar tre shtetas amerikanë, pasi ishin përpjekur të protestojnë për Tibetin në afërsi të vendit ku mbahet ceremonia e hapjes së lojërave.
XS
SM
MD
LG