Ndërlidhjet

McCain, Obama: T'u jepet fund luftimeve në Osetinë Jugore


Të dy kandidatët presidencialë amerikanë kanë bërë thirrje për ndërprerjen e armiqësive në Osetinë Jugore.
Gjatë fushatës në shtetin Iowa, republikani John McCain i bëri thirrje Rusisë të ndërpresë aksionet ushtarake në rajonin separatist të Gjeorgjisë.

"Shtetet e Bashkuara duhet të thirrin mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit dhe t'i bëjnë thirrje Rusisë që ta ndryshojë kursin. Ne duhet menjëherë të thirrim takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për ta vlerësuar sigurinë e Gjeorgjisë dhe t'i shqyrtojmë masat që NATO mund t'i ndërmarrë për të kontribuar në stabilizimin e kësa situate shumë të rrezikshme", tha McCain.

Ndërkohë, demokrati Barack Obama i bëri thirrje Rusisë që të respektojë integritetin territorial të Gjeorgjisë, dhe u apeloi palëve që të tregojnë përmbajtje në mënyrë që të shmangin një "luftë totale".
XS
SM
MD
LG