Ndërlidhjet

Nagasaki: Kujtohet 63 vjetori i sulmit


Japonia ka kujtuar sot 63 vjetorin e sulmit me bomba atomike në qytetin e Nagasakit, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Mbi 50000 njerëz u mblodhën në "Parkun e Paqes" në Nagasaki duke mbajtur një minutë heshtje në kujtim të viktimave. Kryebashkiaku i Nagasakit në këtë përvjetor i bërri thirrje SHBA-ve dhe Rusisë të fillojnë shkatërrimin e arsenalit të tyre bërthamor.

Qyteti i Nagasakit u sulmua nga aeroplanët amerikanë më 9 gusht të 1945, vetëm tre ditë pas sulmit në Hiroshima.
XS
SM
MD
LG