Ndërlidhjet

Pekin: Çekisë i takon medalja e parë e artë


Medalja e parë e artë në Lojërat Olimpike të Pekinit i ka takuar Çekisë. Qitësja çeke, Katerina Emmons fitoi në garën e qitjes me pushkë në distancë prej 10 metrash. Qitëset ruse dhe kroate u renditën në vendin e dytë dhe të tretë.

Edhe vendi pritës, Kina fitoi medaljen e parë të artë, në peshëngritjen për femra deri në 48kg.

Dita e parë e Lojërave Olimpike u zhvillua në praninë e mbi 80 udhëheqësve botërorë dhe 91 mijë spektastorë ndoqën ceremoninë ekstravagante të hapjes.
XS
SM
MD
LG