Ndërlidhjet

logo-print

Luftime të ashpra Gjeorgji-Rusi


Luftimet kanë vazhduar për të dytën natë me rradhë në rajonin e Osetisë Jugore, që kërkon shkëputje nga Gjeorgjia.

Forcat gjeorgjiane që kërkojnë marrjen e kontrollit në gjithë territorin e evdnit janë përleshur me trupat ruse, që mbështesin synimet e Osetisë Jugore për shkëputje.

Qindra civilë raportohen të vrarë ose të plagosur, derisa dëmet më të mëdha në njerëz dhe materiale janë shkaktuar në kryeqendrën e Osetisë Jugore.

Të dyja palët pretendojnë se kanë kontrollin në Çinvali, kryeqyteti i Osetisë Jugore.

Burimet zyrate thanë se presidenti i Gjeorgjisë, Saakashvili do të deklarojë sot gjendjen e luftës në gjithë territorin e vendit.

Burimet ruse njoftojnë se tre paqeruajtës rusë janë vrarë.

Gjeorgjia ka akuzuar Rusinë se aeroplanët luftarakë rusë kanë hedhur bomba dhe në qytetin port të Potit dhe në disa caqe të tjera në territorin gjeorgjian.
XS
SM
MD
LG