Ndërlidhjet

Clinton rithekson mbështetjen për Obamën


Hillary Clinton tha para shumë mbështetësve të saj se dëshiron që Barack Obama të fitojë zgjedhjet presidenciale amerikane. Ajo shtoi se megjithë faktin se ai e dërrmoi ëndrrën e saj presidenciale, ai është një zgjedhje më e mirë për Shtëpinë e Bardhë se republikani McCainn.

"Mund të kemi filluar në dy drejtime të ndryshme, por tani jemi së bashku", tha Clinton duke i bërë thirrje mbështetësve të saj që të votonin për Obamën.

Obama ka ftuar ish presidentin Clinton që të flasë gjatë kuvendit të demokratëve, ku Obama edhe zyrtarisht do të jetë kandidati presidencial i partisë së tij. Bill Clinton ka qenë një ndër kritikët më të ashpër të Obamës gjatë garës mes Hillary Clintonit dhe Barack Obamës.
XS
SM
MD
LG