Ndërlidhjet

Lituania kritikon ashpër Rusinë


Ministri i Jashtëm i Lituanisë Petras Vaitekunas sot e akuzoi Rusinë për "shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare" me aksionet e saj në Gjeorgji.

Ai tha se forcat ushtarake ruse "i kanë tejkaluar të gjitha vijat e kuqe duke shkelur kufirin e njohur ndërkombëtarisht për të hyrë në territorin e Gjeorgjisë".

Ai tha se aksionet e Moskës do të kenë "pasoja të rënda" për marrëdhëniet Euro-Atlantike me Rusinë.
XS
SM
MD
LG