Ndërlidhjet

Saakashvili: Rusia po bën spastrim etnik


Pesidenti i Gjeorgjisë Mihail Sakashvili e akuzoi Rusinë për nisjen e "invazionit të hapur ushtarak" ndaj vendit të tij.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, vendeve mike dhe aleatëve të Gjeorgjisë në mbarë botën që t'i bëjnë thirrje Rusisë që menjëherë t'i ndërpresë armiqësitë.

Saakashvili i akuzoi forcat ruse për "spastrim etnik".

"Trupat ruse, tanket ruse që kanë hyrë në Osetinë Jugore, gjatë rrugës së tyre kanë dëbuar popullatën etnike gjeorgjiane nga Osetia Jugore. Ata kanë bërë spastrim etnik në të gjitha zonat që i kontrollojnë në Osetinë Jugore", tha Saakashvili, duke e akuzuar Rusinë për sulme të qëllimshme të civilëve në mbarë vendin.

Më herët, Saakashvili tha se do t'i kërkojë parlamentit që të shpallë gjendje të luftës në gjithë vendin.
XS
SM
MD
LG