Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Gjeorgjia e ka humbur Osetinë Jugore


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin mbërriti në kryeqytetin e Osetisë Veriore për të mbikqyrur përpjekjet për ndihma refugjatëve nga Osetia Jugore.

Putin tha se pas sulmit të Gjeorgjisë në Osetinë Jugore, ka pak të ngjarë që Tbilisi ndonjëherë "të bindë" rajonin separatist të bëhet pjesë e Gjeorgjisë.

Putin i bëri thirrje Gjeorgjisë që menjëherë ta ndërpresë agresionin në Osetinë Jugore dhe t'i tërheqë forcat e saj.
Putin tha se nga pikëpamja legale, aksionet e Rusisë në Osetinë e Jugut "janë totalisht lergjitime".

Putin e ndëpreu vizitën në Pekin ku merrte pjesë në Lojërat Olimpike për të ardhur në Osetinë Veriore.
XS
SM
MD
LG