Ndërlidhjet

IOC: Gjeorgjia dhe Rusia vazhdojnë Lojërat


Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) konfirmoi se Gjeorgjia dhe Rusia do të vazhdojnë të mbajnë ekipet e tyre në Lojërat Olimpike, megjithë konfliktet e armatosura ndërmjet dy vendeve, rreth Osetisë Jugore.

Ekipet e të dy vendeve do të kenë edhe ndeshje të drejtpërdrejta gjatë javës së ardhshme.

Komiteti Olimpik përshendeti vendimin e Rusisë dhe Gjeorgjisë për vazhdim të pjesëmarrjes në Lojërat në Pekin, duke thënë se kjo "reflekton shpirtin Olimpik".
XS
SM
MD
LG