Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia tërheq trupat nga Osetia Jugore


Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se ka tërhequr të gjitha forcat e saja nga Osetia Jugore, ku ditët e fundit kishin qenë të përfshira në luftime të ashpëra me trupat ruse.

Ministria tha se tërheqja "është kompletuar".

Veprimi i Gjeorgjisë pason luftimet e ashpëra në kryeqytetin separatist, Tshinvali, ku rusët thanë se kanë siguruar epërsi.

Presidenti i Gjeorgjisë Mikhael Sakaashvili vizitoi sot fshatrat në kufirin me Osetinë Jugore.



XS
SM
MD
LG