Ndërlidhjet

logo-print

Tbilisi: SHBA të jetë ndërmjetësuese


Gjeorgjia kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të ndërmjetësojnë në konfliktin ushtarak me Rusinë, rreth rajonit të Osetisë Jugore, që kërkon shkëputje.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Gjeorgjisë Alexander Lomania i tha agjencisë AFP se qeveria ka kërkuar nga Sekretarja Amerikane e Shtetit Condoleezza Rice që këtë porosi ta përcjell në Moskë.

Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s janë nisur për në Gjeorgji me qëllim arritjen e armëpushimit. Mirëpo, deklarata e Lomani-as sinjalizon se Gjeorgjia dëshiron përfshirje amerikane të nivelit më të lartë.

Lomania gjithashtu tha se tani më forcat gjeorgjiane janë tërhequr pothuajse nga e gjithë Osetia Jugore.

Më herët, Rusia ka refuzuar thirrjet për armëpushim, apo marrëveshje diplomatike dhe ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin ka thënë se forcat ruse synojnë të mbesin në Osetinë Jugore.



XS
SM
MD
LG