Ndërlidhjet

Franca propozon planin për zgjidhjen e krizës në Gjeorgji


Gjeorgji - Qyteti Gori pas bombardimeve nga forcat ruse
Gjeorgji - Qyteti Gori pas bombardimeve nga forcat ruse

Plani francez parasheh ndërprerjen e menjëhershme të dhunës, respektimin e sovranitetit dhe integritetit terriotrial të Gjeorgjisë dhe kthimin e situatës në terren në gjendjen e mëparshme.


Franca që është kryesuese e Bashkimit Evropian ka propozuar planin për përfundimin e krizës në Osetinë Jugore.

Ky plan përmban ftesën që forcat gjeorgjiane dhe ruse të tërhiqen.

Plani fton për "kthimin e sërishëm të situatës që ekzistonte më oparë në rajon duke përfshirë tërheqjen e forcave ruse dhe gjeorgjiane në pozitat e mëparshme", është bërë e ditur nga kabineti i presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA pohon se plani i popozuar nga Franca përmban tre elemente kyçe: ndërprerjen e menjëhershme të dhunës, respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit terrotorial të Gjeorgjisë dhe kthimin e situatës në terren në gjendjen e mëparshme.

Në komunikatën e qeverisë franceze thuhet se me kërkesën e presidentit Sarkozy, shefi i diplomacisë Bernard Kouchner do të shkojë sa më parë që të jtë e mundur në rajon që palëve të konfrontuara t'u propozojë daljen nga kriza.
XS
SM
MD
LG