Ndërlidhjet

Tbilisi: Forcat ruse e morën kryeqytetin Tskhinvali


Gjeorgjia ka pranuar se forcat ruse e kanë marrë kontrollin në Tskhinvali, kryeqytet i rajonit të Osetisë Jugore, pas luftimeve intensive.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Shota Utiashvili, tha se trupat gjeorgjiane janë tërhequr nga qyteti. Ai poashtu njoftoi se forcat tokësore të Gjeorgjisë janë larguar edhe nga hapësirat e tjera të Osetisë Jugore. Por, pala ruse thotë se forcat e Gjeorgjisë ende janë të pranishme në Osetinë Jugore.

Zëdhënësi Utiashvili mëtutje tha se Moska po përgatitet për "agresion të ri" në rajonin tjetër separatist të Gjeorgjisë, Abkhazi.

Në një kumtesë të qeverisë së Gjeorgjisë, thuhet se 4 mijë trupa ruse kanë arritur në Abkhazi. Lideri separatist Sergei Bagapsh, sot shpalli mobilizm të plotë të forcave të tij.
XS
SM
MD
LG