Ndërlidhjet

Tbilisi: Arriti një delegacion i BE-së, OSBE-së dhe i SHBA-ve


Rolan Galargi, zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Francës, që është kryesuese e Bashkimit Evropian, arriti sot në Tbilisi së bashku me një delegacion.

- Ne jemi këtu si delegacion i Bashkimit Evropian, i OSBE-së dhe i Shteteve të Bashkuara, së bashku, për të shprehur mbështetjen tonë për Gjeorgjinë, për të shprehur përsëri besimin tonë të thellë se kjo luftë është e papranueshme dhe se është një situatë shkatërruese, u tha tha Rolan Galargi gazetarëve në Tbilisi.

Më herët gjatë ditës, është raportuar se Franca ka propozuar planin për përfundimin e krizës në Osetinë Jugore.

Ky plan bënë thirrje që forcat gjeorgjiane dhe ruse të tërhiqen.

Sipas agjencisë ANSA, plani i propozuar nga Franca përmban tri elemente kryesore: ndërprerjen e menjëhershme të dhunës, respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë dhe kthimin e situatës në gjendjen e mëparshme.
XS
SM
MD
LG