Ndërlidhjet

logo-print

Tbilisi: Saakashvili urdhëroi armëpushim


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, ka urdhëruar armëpushim në rajonin separatist, Osetia Jugore.

Nëpërmjet të një kumtese, Ministria e Jashtme tha se Gjeorgjia është e gatshme që menjëherë t'i filloj negociatat me Rusinë për ndaljen e armiqësive.

Lidhur me armëpushimin u shpreh edhe zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Shota Utiashvili:

- Përkundër ofertës për armëpushim, rusët kanë hapur frontin e tretë në territorin e Gjeorgjisë, kësaj radhe duke i dërguar trupat në Luginën Kodori dhe duke bombarduar këtë Luginë me artileri dhe aviacion, tha zëdhënësi Utiashvili.

Ai tha se aktualisht, në Kodori po zhvillohen luftime të ashpra. Sipas tij, trupat në këtë Luginë, sikur edhe në mbarë Gjeorgjinë, po e mbrojnë vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG