Ndërlidhjet

Tbilisi: Luftimet po vazhdojnë


Luftimet ndërmjet forcave të Gjeorgjisë dhe Rusisë edhe sot po vazhdojnë me të njejtin intensitet në dhe përreth rajonit separatist Osetia Jugore në Gjeorgji.

Ministria e jashtme e Gjeorgjisë njoftoi se një "flotë" prej më tepër se 50 aeroplanave ushtarakë rusë po bombardonin mbi Gjeorgji.

Thuhet se është bombarduar Tbilisi, fshati Kojori dhe malet Makhata.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raporton se forcat e Gjeorgjisë, sot herët në mëngjes, kanë bombarduar kryeqytetin e Osetisë Jugore, Tskhinvali, duke vrarë tre dhe plagosur 18 paqeruajtës rusë.

Nuk ka konfirmime të pavarura të këtyre njoftimeve.
XS
SM
MD
LG