Ndërlidhjet

Medvedev: Operacionet në Oseti afër fundit


Operacionet ushtarake në Osetinë e Jugut janë afër fundit, tha presidenti rus Dimitri Medvedev.

Ai tha se kryeqyteti i Osetisë së Jugut, Çinvali është nën kontrollin e paqeruajtësve rusë, kurse forcat gjeorgjiane janë nxjerrë jashtë gjatë ditëve të luftimeve.

Zëvendëskomandanti i shtabit të ushtrisë ruse tha se forcat ruse nuk do t'i zgjerojnë veprimet e tyre përtej territorit të Osetisë së Jugut. "Parimi kyç" i Moskës është të mos ta kalojë kufirin faktik mes Osetisë së Jugut dhe Gjeorgjisë, tha gjenerali rus Anatoli Novogistin.

Në Tbilisi presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Saakshvili deklaroi se Rusia dëshiron ta zëvendësojë qeverinë e tij dhe të kontrollojë rrugët e kalimit të energjisë përmes Kaukazit. Saakashvili theksoi se lufta nuk është për Osetinë e Jugut, por për kontrollin mbi rrugët e transportit të energjisë drejt Evropës.
XS
SM
MD
LG