Ndërlidhjet

logo-print

Fuller: Rusia e interesuar të vonojë bisedimet

  • RFE /RL

Trupat ruse në Tskhinvali

Trupat ruse në Tskhinvali

"Moska tha se kusht për bisedime është tërheqja e trupave gjeorgjiane nga Osetia. Pas vendimit për tërheqje, Rusia vendosi një kusht tjetër. Kjo tregon se rusët do qëndrojnë sa më gjatë që munden", tha Liz Fuller, analiste e Radios Evropa e Lirë.


RADIO EVROPA E LIRË
A mund të na jepni një pamje të përgjithshme të gjendjes në Osetinë e Jugut dhe në Abkazi?

LIZ FULLER
Situata është ende e paqartë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë këtyre ditëve. Të dyja palët, si rusët dhe gjeorgjianët kanë konfirmuar se forcat e Gjeorgjisë janë larguar nga Çinvali dhe janë tërhequr në jug. Disa burime ruse pretendojnë se gjeorgjianët kanë lënë disa snajperistë në kryqytetin e Osetisë së Jugut.
Sa i përket grykës së Kodorit ka pasur bombardime, por nuk dihet nëse kanë qenë aeroplanët rusë apo gjeorgjianë. Ka disa lëvizje të trupave të Abkazisë, por nuk ka informacione se ato janë parë në grykën e Kodorit.
Padyshim zhvillimi më i rrezikshëm dhe kërcënimi më i madh është vazhdimi i bombardimeve ruse në qytetet e Gjeorgjisë jashtë Osetisë.

RADIO EVROPA E LIRË
A hap një shteg për bisedime tërhqja e trupave gjeorgjiane nga Osetia e Jugut?

LIZ FULLER

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Grigori Karasin tha se kusht për bisedime është tërheqja e trupave gjeorgjiane nga Osetia e Jugut. Por pas vendimit për tëheqjen e trupave nga Tbilisi ai vendosi një kusht tjetër për bisedime; sipas tij Gjeorgjia duhet të nënshkruajë se nuk do të përdorë më kurrë forcën.
Kjo tregon se rusët se do të qëndrojnë sa më gjatë që munden përpara se të ulen dhe të fillojnë bisedimet. Pyetja e madhe është se në çfarë rendi do të fillohen bisedimet. Dhe pyetja e dytë lidhet me atë se kush do të ulet në tryezën e bisedimeve, si në pozitat e ndërmjetësuesit dhe të palëve në konflikt.
Sa i përket ndërmjetësuesve çdo vend apo palë do përpiqet të kërkojë ndërmjetësuesin më të përshtatshëm, atë që do mbrojë interesat e tij. Në këto kushte pyetja shtrohet a mund të ketë bisedime pa Rusinë në tryezë? Pastaj cili do të jetë ndërmjetësuesi, OSBE-ja, BE-ja? Në këto rrethana është me vend të pyetet dhe për rolin që do të luajë Uashingtoni.
Por është e vështirë të thuash se cilat palë janë të përfshira në konflikt dhe cilat ndërmjetësuese. Presidenti de facto i Osetisë së Jugut nuk ka dalë me deklarata së fundi. Nëse ai nuk flet në emër të popullit të vet, atëherë kush do të flasë? Në bisedimet e mundshme dikush duhet ta përfaqësojë Osetinë e Jugut dhe ata që e përfaqësojnë duhet të jenë të besueshëm.

RADIO EVROPA E LIRË
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetërn për "gjenocid" dhe "spastrim etnik". A ka diçka të vërtetë në këto akuza?

LIZ FULLER

Mendoj se të dyja këto terma janë përdorur në mënyrë të pakujdesshme. Termi gjenocid është plotësisht i papërshtatshëm për tu përdorur. Duke thënë këtë nuk mohoj faktin se ka pasur përdorim të tepruar të dhunës.
Ka pasur raporte alarmuese se bombarduesit e rëndë rusë kanë përdorur raketa të tipit "Grad", të cilat shkaktojnë dëmet më të mëdha në mesin e armëve artilerike.
Human Rights Watch ka kërkuar nga të gjitha palët të përmbahen nga përdorimi i tepruar i armatimit në këtë konflikt.
XS
SM
MD
LG