Ndërlidhjet

Saakashvili: Moska synon ndryshimin e qeverisjes


Presidenti i Gjeorgjisë Mihail Saakashvili ka akuzuar Rusinë se po zhvillon një luftë të planifikuar më parë, luftë që synon pastrimin etnik dhe poshtërimin e popullit të Gjeorgjisë

Saakashvili theksoi se trupat ruse po vazhdojnë sulmet në territorin e Gjeorgjisë, përtej kufijve të Osetisë së Jugut.
"Një betejë e ashpër po zhvillohet në afërsi të qytetit të Gorit. Dje forcat ruse u përpoqën të merrnin qytetin, i cili ka rreth 100 mijë banorë dhe gjendet 45-50km larg kryeqendrës së Osetisë së Jugut. Marrja në dorë e këtij qyteti do t'i kishte hapur rrugën tankeve ruse drejt kryeqytetit Tbilisit", tha Saakshvili gjatë një konference për shtyp.

Më tej ai shtoi:
"Rusia e bëri të qartë se cili është qëllimi i këtij operacioni. Qëllimi nuk është vetëm të aneksojë pjesë të Gjeorgjisë, por të ndryshojë llojin e qeverisjes në Gjeorgji", tha presidenti Saakashvili.
XS
SM
MD
LG