Ndërlidhjet

McCain: Veprimet e Moskës, të pajustifikueshme


Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, John McCain ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të frikësojë fqinjët, pasi kanë zgjedhur rrugën e lirisë dhe demokracisë.

"Çfarëdo lloj tensionesh që kanë ekzistuar mes gjeorgjianëve dhe osetianëve, ato në asnjë mënyrë nuk justifikojnë rrugën e dhunshme që zgjodhi Moska. Veprimet ruse janë shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, shkelje që nuk kanë vend në shekullin e XX-të", tha McCain.

Më tej ai shtoi:
""Vendimi i NATO-s që të mos t'i ofrojë Gjeorgjisë Planin e Veprimit për Anëtarësi mund të jetë parë nga Rusia si dritë e gjelbër për sulmet kundër Gjeorgjisë. I bëj thirrje NATO-as ta rishohë vendimin", tha kandidati presidencial republikan.
McCain ka kërkuar nga SHBA-të dhe BE-ja që të ndihmojnë jo vetëm Gjeorgjinë, por dhe Ukrainën dhe vendet e tjera që të mund të mbrojnë pavarësinë e tyre dhe rrugën e reformave demokratike.
XS
SM
MD
LG