Ndërlidhjet

Bryza: Rusia prej muajsh përgatit pushtimin


Ndihmës nënsekretari amerikan i Shtetit Mathew Bryza ka mbërritur sot në Gjeorgji për të diskutuar zhvillimet më të fundit në Kaukaz.

"Ne dëgjuam se trupat ruse të hekurudhave hynë në Abkazi disa muaj më parë në mision humanitar. Tani ne e dimë të vërtetën pse këto forca ishin atje. Forcat ruse ishin atje për të ndërtuar hekurudhën që do të lejonte transportin e municioneve dhe paisjeve të tjera ushtarake që do ndihmonin pushtimin rus", tha Bryza duke folur para mediave në Tbilisi.
SHBA-të kanë deklaruar se qëllimi i Rusisë është ndryshimi i qeverisë në Gjeorgji. Udhëheqja aktuale gjeorgjiane synon anëtarësimin në strukturat euroatlantike, çfarë kundërshtohet nga Moska.

XS
SM
MD
LG