Ndërlidhjet

Bush dënoi dhunën ruse në Gjeorgji


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dënoi atë që e cilësoi eskalim dramatik dhe brutal rus të dhunës në Gjeorgji.

"Qeveria e Rusisë duhet të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë; duhet të ndryshojë kursin aktual dhe të pranojë marrëveshjet për paqe si hapi i parë drejtë zgjidhjes së konfliktit" tha Bush, sipas të cilit duket se Rusia po përpiqet të rrëzojë nga pushteti presidentin pro-perëndimor gjeorgjian, Mikhail Sakaashvili.

Ai kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse nga zona e konfliktit të ngrirë.


XS
SM
MD
LG