Ndërlidhjet

Ofensivë e forcave të Abkazisë


Forcat separatiste në rajonin gjeorgjian të Abkazisë, raportohet se filluan ofensivën për largimin e forcave të Gjeorgjisë nga pozicionet strategjike në perëndim të rajonit.

Mediat ruse cituan zyrtarët e Abkazisë të kenë thënë se forcat separatiste kanë rrethuar trupat gjeorgjiane në pjesët e sipërme të Kodori Gorge-it.

Nuk ka konfirmime të informacioneve nga burimet e pavarura.

Zyrtarët gjeorgjianë dhe mediat raportuan se aeroplanët rusë kanë bombarduar sot zonat përreth qytetit Gori, në kohën kur është raportuar se forcat tokësore ruse kanë zhvilluar sulme të papritura në zonat jashtë rajoneve separatiste.
XS
SM
MD
LG