Ndërlidhjet

SHBA, BE mirëpresin armëpushimin rus


Shtetet e Bashkuara dhe Franca e kanë mirëpritur urdhërin e presidentit rus Dmitry Medvedev për të ndërprerë armiqësitë në Gjeorgji.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, vendi i të cilit aktualisht e ka kryesinë e radhës me BE-në, e quajti urdhërin një "lajm të mirë" pas takimit me presidentin rus në Moskë

"Shpallja e përfundimit të armiqësive nga ana e Rusisë është lajm që e kemi pritur. Unë jam informuar për këtë dhe mendoj se është lajm i mirë. Tash nevoitet të vihet në jetë armëpushimi dhe të hartohet një afat kohor që secili të kthehet në pozicionet që i kishte para konfliktit", tha Sarkozy.

Presidenti francez gjithashtu shtoi se sovraniteti, integriteti dhe siguria e Gjeorgjisë duhet të mbrohen.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad tha se njoftimi i Moskës është zhvillim "pozitiv". Ai i tha radios amerikane se Rusia tash duhet t'i tërheqë trupat e saj nga territori i Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG