Ndërlidhjet

logo-print

Bildt: Rusia do të paguajë shtrenjtë


Sulmet ushtarake ruse në Gjeorgji do ta dëmtojnë imazhin e Moskës dhe kryeministrit Putin në botë, ka thënë ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt. "Herët a vonë Rusia do të paguajë shtrenjtë këtë", deklaroi Bildt për radion suedeze.

"Nuk ka fije dyshimi se kjo e ndryshoi imazhin e Rusisë", sepse sulmet kishin "elementë të fuqishëm të hakmarrjes, veçanërisht nga kryeministri Vladimir Putin", ka vlerësuar shefi i diplomacisë suedeze.

Ai ka thënë se aksionet e Moskës shfaqën "hakmarrje kundër një vendi të vogël, i cili ka zgjedhur rrugën të cilën Rusia nuk e aprovon", duke shtuar se ajo "më herët u përpoq të përdorë sanksione ekonomike për të ndryshuar udhëheqjen politike".

Gjithashtu kishte edhe "hakmarrje për përpjekjet e Gjeorgjisë për të hyrë në NATO, hakmarrje për Kosovën, dhe hakmarrje tjera. Për momentin, ky reagim emocional përcakton një pjese të politikës së Rusisë", ka thënë Carl Bildt.
XS
SM
MD
LG