Ndërlidhjet

Saakashvili: Dy rajonet do t'i shpallim të pushtuara


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili tha se qeveria e tij do t'i shpallë dy rajonet separatiste si territore të pushtuara.

Duke iu drejtuar një tubimi në Tbilisi, Saakashvili tha se qeveria zyrtarisht do t'i emërtojë si pushtues paqëruajtësit rusë në Osetinë e Jugut dhe në Abkhazi.

Ndërkohë, Gjeorgjia tha se Moska i vazhdon bombardimet, ndërsa në Abkhazi, separatistët thanë se i kanë përzënë forcat gjeorgjiane nga gryka Kodori, zona e vetme e rajonit që është nën kontrollin e Tbilisit.
XS
SM
MD
LG