Ndërlidhjet

Konflikti ndikon në transportin e naftës


British Petroleum (BP) tha se e ka mbyllur tubacionin Kaspik dhe ka ndërprerë rrjedhën e gazit nëpër Gjeorgji për shkak të konfliktit aktual me Rusinë.

Gjiganti i energjisë tha se asnjë naftësjellës nuk është dëmtuar nga luftimet, por tha se ka vendosur të ndëpresë furnizimin deri në qetësimin e konfliktit.

BP tha se naftësjellësi nga Baku në Azerbejxhan deri në Supsa në brigjet e Detit të Zi do të mbetet i mbyllur për kohë të pacaktuar.
XS
SM
MD
LG