Ndërlidhjet

logo-print

Rice: Rusia t'i ndalë operacionet ushtarake


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka kërkuar që t'u jepen fund operacioneve ushtarake të Rusisë në Gjeorgji dhe u bëri thirrje palëve për armëpushim.

Komentet e Rice u bënë disa orë pasi presidenti rus, Dmitry Medvedev urdhëroi ndalimin e operacioneve ushtarake në Gjeorgji.

"Tash është shumë me rëndësi që të gjitha palët të ndëpresin luftimet. Gjeorgjianët janë dakorduar për armëpushim. Rusët duhet t'i ndëpresin operacionet e tyre ushtarake, ashtu siç thanë se do të bëjnë, por këto operacione luftarake vërtetë duhet të ndalen", tha Rice.

Sekretarja e Shtetit tha se dëshiron ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, si dhe qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike.
XS
SM
MD
LG