Ndërlidhjet

SHBA: Rusia ka kryer sulme kibernetike


Faqet e internetit të qeverisë së Gjeorgjisë kanë qenë nën sulme të vazhdueshme kibernetike në kulmin e sulmeve ushtarake të Rusisë.

Kompania amerikane e internetit "Tulip Systems Inc" tha se të shtunën, ajo u ka dalë në ndihmë web faqeve të presidencës gjeorgjiane dhe rrjetit kryesor televiziv të Gjeorgjisë.

Drejtori i kompanisë Tom Burling, tha se sulmet kibernetike kanë filluar në korrik dhe kanë vazhduar edhe të martën, kur Kremlini tha se i ka ndalur të gjitha armiqësitë.

Rusia ka mohuar ndonjë lidhje me sulmet kibernetike ndaj Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG