Ndërlidhjet

logo-print

Kaczynski: Mori fund dominimi i Rusisë


Liderët e pesë ish vendeve komuniste janë paraqitur mbrëmë para një turrme të madhe në kryeqytetin Tbilisi, në shenjë solidariteti me Gjeorgjinë në konfliktin e saj me Rusinë.

Presidenti i Ukrainës Viktor Yuschenko shoqërohej nga homologët e tij nga Polonia, Estonia, Lituania dhe nga kryeministri i Letonisë.

Presidenti polak Lech Kaczynski u tha dhjetra mijë të tubuarve se mori fund koha e dominimit të Rusisë.

Pesë liderët, aleatë të ngushtë të Gjeorgjisë, shprehën shqetësime se aksionet ruse në Gjeorgji sinjalizojnë dëshirën e Rusisë për të dominuar në rajon.
XS
SM
MD
LG